DYLON

Lutfi Haziri: Falëmnderit Gjilan, me besimin tuaj, LDK shënoi rritje 100 % duke u bërë dukshëm partia më e madhe

Lutfi Haziri: Falëmnderit Gjilan, me besimin tuaj, LDK shënoi rritje 100 % duke u bërë dukshëm partia më e madhe
Avatar photo Redaksia

Kryetari i LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se me besimin e qytetarëve, LDK është dyfishuar në vota, duke shënuar rritje qind për qind më 17 tetor, në raport me zgjedhjet e fundit.

Ai ka falënderuar secilin që ka besuar, punuar e votuar për Gjilanin, për të përbashkëtat tona e për të mirën e fëmijëve tanë.

EkoHigjiena

“Në raport me zgjedhjet e fundit, LDK-ja është dyfishuar në vota, duke shënuar 100% rritje dhe duke u bërë dukshëm partia më e madhe. 7611 vota janë shndërruar në 15159 vota. Falë besimit, punës e projektit që e kemi të përbashkët për vendlindjen tonë. Një falënderim nga zemra, për secilin një nga një, që ka besuar, punuar e votuar për Gjilanin, për të përbashkëtat tona e për të mirën e fëmijëve tanë. Kjo është një shenjë e mirë për qytetin tonë dhe për të ardhmen e përbashkët, që më shumë se kurrë i besohet familjes së madhe politike të LDK-së. Njëmijë herë falëmnderit!”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.