DYLON

Lutfi Haziri: Faleminderit “Rruga e Ferizajt” për mbështetjen dhe realizimin e rikthimit të madh të LDK-së

Lutfi Haziri: Faleminderit “Rruga e Ferizajt” për mbështetjen dhe realizimin e rikthimit të madh të LDK-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e Rrugës së Ferizajt për mbështetjen dhe besimin e madh ndaj tij dhe LDK-së, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kryetari Haziri ka thënë se besimin e banorëve të Rrugës së Ferizajt do ta kthejnë me përkushtim dhe përgjegjësi edhe më të madhe në punë.

EkoHigjiena

“Në Rrugën e Ferizajt shihet kohezioni i angazhimit të fytyrave të mëdha publike që rrjedhin nga kjo lagje. Kjo lagje është pasqyrë e Gjilanit, sepse këtu ka qytetarë të cilët janë vendosur para 50 vjetëve. Prej viteve të 90-ta, veprimtarët e kësaj lagje kanë dhënë shumë për këtë qytet. Faleminderit për besimin në rikthimin e madh të LDK-së. Besimin do ta kthejmë me përkushtim dhe përgjegjësi edhe më të madhe në punë. Do të mbetet gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.