DYLON

Lutfi Haziri: Faleminderit për besimin e madh dhe mbështetjen qytetare

Lutfi Haziri: Faleminderit për besimin e madh dhe mbështetjen qytetare
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po vazhdon të marrë përkrahje të jashtëzakonshme qytetare.

Një mbështetje të madhe Haziri e mori edhe nga Qendra, Deremahalla e Iliria, për zgjedhjet e 14 nëntorit.

EkoHigjiena

Ai ka falënderuar të gjithë, duke thënë se këtë besim do t’ua kthej me përgjegjësi më të madhe në punë.

“Besimi i Qendrës, Deremahallës e Ilirisë, përkthehet me angazhim dhe përgjegjësi më të madhe në punë. Kjo është përkrahje për Gjilanin zhvillimor 2021 +, për arsimin cilësor, për shëndetësi me mjek n’shpi, për zhvillim lokal ekonomik, për rigjenerimin urban e për projekte tjera madhore. Ju falemnderit nga zemra. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Në këtë takim kanë dhënë mesazhet e tyre edhe Fatos Ramadani e Faton Bislimi, të cilët kanë falënderuar qytetarët e këtyre lagjeve për besimin në rikthimin e madh të LDK-së.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.