DYLON

Lutfi Haziri: Fabrika Malësia i dha Gjilanit epitetin e një qendre të madhe se zhvillimi i sektorit privat garanton edhe zhvillimin ekonomik

Lutfi Haziri: Fabrika Malësia i dha Gjilanit epitetin e një qendre të madhe se zhvillimi i sektorit privat garanton edhe zhvillimin ekonomik
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble Komunale, Ramiz Ramadani, Driton Nuhiu e Amire Isufi, kanë vizituar fabrikën për përpunimin e mishit Malësia, ku janë pritur nga pronari, Nehat Spahiu.

Kryetari Haziri ka thënë se Fabrika Malësia i dha Gjilanit epitetin e një qendre të madhe se sektori privat garanton edhe zhvillimin ekonomik.

EkoHigjiena

“Fabrika për përpunimin e mishit Malësia i dha Gjilanit epitetin e një qendre të madhe se  zhvillimi i sektorit privat është i mundshëm dhe garanton edhe zhvillimin ekonomik. Kjo fabrikë është storie e suksesit dhe i falënderoj shumë për gjenerimin e madh të vendeve të punës. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin e madh edhe në të ardhmen, në përputhje me programin për bujqësinë”, ka thënë kryetari Haziri.

Nehat Spahiu, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit Malësia, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.