DYLON

Lutfi Haziri e Hykmete Bajrami takohen për krijimin e zonave të lira ekonomike në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, ka pritur sot në takim pune ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Pasi e ka falënderuar për vizitën, kryetari Lutfi Haziri e njoftoi minitren Bajrami me të arriturat e Komunës në përgjithësi dhe me krijimin e lehtësirave të të bërit biznes dhe me mbështetjen që i ofrojnë bizneseve gjilanase.

EkoHigjiena

Në këtë takim është diskutuar kryesisht për funksionalizimin e dy zonave të lira ekonomike, njëra që do t’i shërbej regjionit e Anamoravës dhe tjetra që është enkas për bizneset gjilanase.

“Biseduam me ministren Bajrami, përveç tjerash, edhe për nevojën e funksionalizimit të zonave të lira ekonomike për Anamoravë, e cila mund të përfshinte edhe komunat nga brezi kufitar dhe ndër-kufitar mes Kosovës dhe vendeve në regjion, ku përfshihen 17 komuna. Mbi të gjitha, prioritet i kemi investitorët dhe bizneset që kanë mundësi dhe potencial për zhvillim të zonës sonë”, ka thënë Haziri.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e falënderoi kryetarin Haziri për pritjen dhe për bashkëpunimin e mirë e në kontinuetet të Komunës me këtë dikaster qeveritar.

“Ne jemi në një fazë shumë të avancuar në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilët do ta bëjnë ndërtimin e këtyre zonave ekonomike. Biseduam me kryetarin Haziri që sa më shpejt të bëhet ndarja e një parcele, pronë komunale për krijimin e dy zonave të lira ekonomike, njëra që do t’i shërbej rajonit të Anamoravës dhe tjetra që do t’iu shërbej enkas bizneseve gjilanase. Si MTI, i kemi top prioritet investimet në zonat ekonomike në bashkëpunim me BERZH’in”, ka thënë ministrja Bajrami.

Përndryshe, takimi i sotëm i ka paraprirë konferencës informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat e cila po mbahet në Gjilan, e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. ​​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.