DYLON

Lutfi Haziri dënon sulmin ndaj gazetarit Taulant Osmani

Lutfi Haziri dënon sulmin ndaj gazetarit Taulant Osmani
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj gazetarit të Kallxo.com, Taulant Osmani.

“E dënoj sulmin ndaj gazetarit të Kallxo.com, Taulant Osmani, i cili ndodhi sot në Gjilan përderisa po e mbulonte një protestë. Ky është një akt i papranueshëm dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta zbardhin rastin”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, sipas gazetarit të Kallxo.com, Taulant Osmani, ai është kërcënuar e fyer nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së përmendores nga qendra e qytetit, e njohur nga publiku herë si “Ushtari i panjohur” herë si “Ushtarët e Ramë” e herë edhe si Përmendorja e “Partizanit të Plagosur”.

EkoHigjiena

.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës .

“AGK kërkon nga institucionet relevante që hetojnë sa më shpejt këtë rast”, thuhet në një reagim të tyrin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.