DYLON

Lutfi Haziri beson se vendkalimi kufitar Stanqiq-Bellanoc do të hapet në shtator

Lutfi Haziri beson se vendkalimi kufitar Stanqiq-Bellanoc do të hapet në shtator
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar në Komunanovë dhe ka zhvilluar takim pune me kryetarin, Zoran Damjanovski, me të cilin ka biseduar për hapjen e pikës kufitare Bellanoc-Stanqiq.

“Tashmë jemi në prag të hapjes së kufirit Bellanovc-Stanqiq, i cili lejon mundësinë e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave deri në 3.5 tonë. Janë kryer procedurat dhe besoj që qeveria e kryeministrit Zajev dhe qeveria në detyrë e Kosovës ka mundësi që ta përgatis sa më shpejtë sepse edhe projekti i Bellanocit është financuar prej Komisionit Europian”, ka thënë Haziri.

Haziri ka shfaqur shpresën se shumë shpejtë edhe bujqit e fermerët Kumanovës do t’i shesin prodhimet ne Gjilan dhe anasjelltas, duke shtuar se finalizimi i këtij projekti është në interes të dy palëve.

EkoHigjiena

“Unë besoj shumë që në shtator do të zyrtarizohet hapja e këtij vendkalimi sepse kanë mbetur që të vendoset vetëm policia dhe dogana. Unë do të bisedoj me kretarin e Komunës së Kumanovës që ta gjejmë një mënyrë që të mos i pengojmë qytetarët të qarkullojnë tash, por policia kufitare t’i kontrolloj dhe ta pengojnë kontrabandën”, ka theksuar kryetari Haziri.

Në fund, Haziri ka pohuar se trekëndëshi Gjilan-Kumanovë-Preshevë është shembulli më i mirë i bashkëpunimit në Ballkanin perëndimor.

Ndërkaq, kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të të dyja komunave.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.