DYLON

Lutfi Haziri i bashkangjitet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Lutfi Haziri i bashkangjitet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i është bashkangjitur sot aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Në mesazhin e tij, Haziri ka thënë se aksioni do të vazhdojë në Gjilan për dy ditë me radhë, veçanërisht në pastrimin e hapësirave publike.

“Ky aksion do të vazhdoj deri më 24 maj dhe i kushtohet veçanërisht pastërtisë së hapësirave publike. Aksioni do të vazhdoj në disa lagje dhe fshatra të komunës së Gjilanit, duke eliminuar disa deponi të egra. Jemi të mobilizuar si institucione që bashkërisht me mijëra aktivistë vullnetarë, të largojmë mbeturinat nga qyteti ynë dhe të jetojmë në një vend më të pastër dhe më të shëndetshëm”, ka deklaruar Haziri.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.