Kryetari i Gjilanit dhe njëkohësisht kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka folur për Autostradën e Gjilanit duke e cilësuar si “projekti i zemrës”.
Ai ka shpjeguar benefitet e jashtëzakonshme të këtij projekti që e kanë bërë t’i përballojë të gjitha sfidat për realizimin e tij.
Zhvillimi ekonomik, lidhja me kryeqytetin për 17 minuta dhe dinamizimi i jetës, janë mes përfitimeve kryesore të këtij projekti sipas kryetarit i cili edhe e ideoi dhe insistoi në zbatimin e projektit në fjalë.
“Autostrada e Gjilanit është projekti im i zemrës. Sfidat që i kemi hasur në vizionin për t’u lidhur me kryeqytetin për vetëm 17 minuta, më kanë bërë të lidhem edhe më fort me këtë projekt. Zhvillimi ekonomik, dinamizimi i jetës, e afrimi me Prishtinën, kanë qenë motive kyçe për ta shtyrë këtë projekt e për t’i bërë ballë vështirësive. Do të jem këtu, 24/7, për t’u kujdesur që në asnjë rrethanë kjo të mos ngecë në realizim. Sepse Gjilani është i pari”, ka thënë kryetari Haziri.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan