DYLON

Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin

Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin
Avatar photo Redaksia

/Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit/

Arbëri (Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit) dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin

Gjilani ka vendosur për një raund të ri besimi përmes votës. Përtej LDK-së, partitë që garuan po ia japin besimin Arbërit. Qytetarët duhet t’i besojnë dhe t’i japin mundësi.

Katër vitet e humbura mos lejoni që të bëhen dekadë e humbur për Gjilanin. Ju lutem, mos lejoni të stërkeqet edhe më tutje qyteti ynë, mos lejoni që ky vend të stagnoj edhe më tutje.

Ju i keni provuar, i njihni mirë, me ta nuk ka zhvillim, por ka veç stagnim. Ata nuk e kanë dijen, nuk e kanë vullnetin e as kapacitetin e Arbërit dhe LDK-së, si besë dhe shpresë për Gjilanin.

Ata që po tentojnë të mbjellin defetizëm, nuk do t’ia arrijnë qëllimit sepse Gjilani njihet si qytet i kryengritësve më të mëdhenj për lirinë e shqiptareve, dhe për rebelim politik sa herë që rrezikohet familja, prona, e ardhmja.

Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin.

Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.