DYLON

Lutfi Haziri: 35-vjetori i LDK-së më Gjilan, viti i falënderimit ndaj Rugovistëve

Lutfi Haziri: 35-vjetori i LDK-së më Gjilan, viti i falënderimit ndaj Rugovistëve
Avatar photo Redaksia

“Aty ku e nisëm 35 vite më parë, në Shtëpinë e Kulturës “Zija Shemsiu” në Përlepnicë, u mblodhëm bashkë për ta shënuar këtë përvjetor të madh të themelimit të partisë shtetformuese”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar aktual i degës së LDK-së në Gjilan.

Ai bëri me dije se më 4 mars 1990 u themelua Dega e LDK-së në Gjilan, ku kryetar i Kuvendit Zgjedhor u zgjodh Musa Qerimi, por kësaj ngjarjeje i parapriu 23 janari 1990, ku u themelua Këshilli Organizativ për themelimin e LDK-së, me kryetar tashmë të ndjerin dhe të paharrueshmin, veprimtarin e madh, Dalip Dalipi.

EkoHigjiena

“2025-ta do të jetë vit falenderimit për LDK-në dhe Rugovistët, ata burra e gra që i dhanë shpresë e besim rruges për liri, pavarësi e demokraci.

Urime 35-vjetori i Degës së LDK-së dhe faleminderit deri në përulje veprimtarëve e aktivistëve për kontributin e jashtëzakonshëm, në veçanti ndaj atyre që nuk janë në mesin tonë e që nuk u frikësuan në një kohë të pakohë.

Faleminderit gjilanasve dhe të gjithë Anamoravës kudo që janë”, ka thënë kreu i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.