DYLON

Lutfi Haziri: 100 mijë euro më shumë i kemi ndarë sivjet për sportin, vazhdojmë t’i mbështesim njerëzit që e bënë Gjilanin Kryeqytet të Sportit

Lutfi Haziri: 100 mijë euro më shumë i kemi ndarë sivjet për sportin, vazhdojmë t’i mbështesim njerëzit që e bënë Gjilanin Kryeqytet të Sportit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar takim në formë bashkëbisedimi me sportistët, duke respektuar rregullat anti-COVID-19, nën shoqërimin edhe të kandidatëve për Asamble nga radhët e LDK-së, Deniza Limani, Gentrit Murseli, Imran Haziri, Driton Nuhiu, Diana Toska, Isa Musliji, Gresa Avdiu, Drenushë Maloku, Atdhe Murtezi, Leutrim Bllaca e Valdrin Halimi.

Kryetari Haziri ka falënderuar sportistët të cilët me rezultatet e tyre, Gjilanit i kanë dhënë epitetin e Kryeqytetit të Sportit, ndërkohë që ka premtuar mbështetje të madhe edhe në mandatin e ri për këtë sektor.

EkoHigjiena

“Sportistët, përfshirë legjendat, veteranët e punëtorët sportivë, na kanë bërë nder me rezultatet e mëdha, për ta fuqizuar epitetin e Gjilanit –  Kryeqytet i Sportit. Arsyeja e vonesës në rindërtimin e Stadiumit të Qytetit është kërkesa e UEFA-s që ky Stadium të bëhet sipas kategorisë 4 b dhe pas harmonizimit të projektit me shtëpinë më të madhe të futbollit në Europë, faza e parë është në përfundim e sipër, ndërkaq me fazën e dytë përfundon krejtësisht ky projekt”, ka thënë kryetari Haziri.

“Edhe problemi i palestrës në Zhegër është zgjidhur dhe shpresojmë që operatori i ri do t’i jap dinamikë të madhe punimeve, ndërsa palestra e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, do të rinovohet tërësisht. Sportet shkollore i kam për zemër dhe ky program do të zhvillohet me ndërtim të terreneve të hapura sportive e renovim të disa palestrave. Ajo që më gëzon shumë është fakti se 100 mijë euro më shumë i kemi ndarë sivjet për sektorin e sportit dhe kjo do të jetë një mundësi shumë më e madhe për operim të suksesshëm të klubeve. Zotohem se shpresat olimpike  do t’i përkrahim në të ardhmen, në formatin e bursave. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka thënë Haziri.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.