/2L ONLINE/ – Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivistë të saj aktivitetin e tyre të radhës e kanë bërë sot para selisë së kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, para të cilës kanë vendosur një pano me disa prej shpenzimeve, sipas tyre, marramendëse duke keqpërdorur kështu paranë publike.
Për Vetëvendosjen, Lutfi Haziri-Luta kishte premtuar dietën dhe qeverisje me shpenzime sa më minimale, a në fakt ai përgjatë vitit 2015 ka bërë shpenzime të mëdha për gjëra që nuk i kanë sjellë asnjë dobi komunës dhe qytetarëve të saj.
Ilir Hoti, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ia ka rikujtuar Lutës se vetëm qëndrimi i tij, siç thotë Hoti, në bisht të aeroplanit për udhëtime zyrtare ka shpenzuar 24 mijë e 87 €.Po ashtu ai ka rikutjaur se Luta vetëm për një drekë dhe darkë në restorantin Sharri, e shtruar për një grup punues, k pashpenzuar 1 mijë e 786 €. Hoti ka thënë se Lutfi Haziri dhe zyra e tij edhe për telefon përgjatë 2015 i ka shpenzuar 4 mijë e 50 euro, ndërsa vetëm për telefon roming për një muaj i ka kushtuar 1 mijë e 753 €. Kurse në njërën nga mbrëmjet e Flakës së Janarit, vetëm për pije dhe paragjellë janë shpenzuar 2 mijë e 520€. Po ashtu vetëm për pije në një ndejë , që Luta ka organizuar për kryeparlamentarin shqiptar Ilir Meta janë shpenzuar 1 mijë e 786 €, ka thënë Hoti i Vetëvendosjes.
Hoti tha se Luta i ka harruar premtimet për dietë dhe po harxhon me tepër se sa lejon buxheti i komunës dh situata e përgjithshme ekonomike në komunë.
“Ne kërkojmë nga kryetari komunës dhe nga zyrtarët tjerë komunal që menjëherë t’i ndërpresin keqpërdorimet që po ia bëjnë buxhetit të komunës sepse ata i kanë pagat e tyre mujore, kurse darkat, drekat, shëtitjet vend e pa vend nuk ua kanë borxh taksapaguesit e Komunës së Gjilanit”, ka thënë Hoti.
Hoti tha se Vetëvendosje kërkon nga udhëheqja komunale, që në vend të shpenzimeve, të rrit intensitetin e punëve, t’i ndalin të gjitha llojet e keqpërdorimeve dhe ta respektojnë ligjin.
“Punoni më shumë, shpenzoni më pak, mos keqpërdorni”, thotë Hoti, të jetë ky mesazhi i Vetëvendosjes për kryetarin Komunës Lutfi Hazirin. /2L ONLINE/