DYLON

“Lutës ia varin rrugët e dëmtuara në tel”! (foto)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në hapësirën para selisë ku ndodhet zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes , i kanë ekspozuar mbi 80 fotografi të rrugëve të prishura si dhe të ndërtimeve pa leje , të fotografuara anekënd Gjilanit , në mënyrë që, siç thonë ata, Luta sa herë që del në zyre, ta sheh këtë “ekspozitë tmerri” të rrugëve të qytetit. Vetëvendosje përmes kësaj performance ka kritikuar të parin e komunës në Gjilan për keqqeverisje dhe për dështim në investime kapitale.

Aktivisti i kësaj Lëvizjeje Ilir Hoti ka thënë se qytetarët e Gjilanit janë shumë të pakënaqur me qeverisjen e Lutës dhe se derisa pushtetarët janë në gjumë, Gjilani është në Kaos.

EkoHigjiena

Ai tha se pushteti i udhëhequr nga Luta karakterizohet me pak punë e fjalë të mëdha, me shpenzime të mëdha për shëtitje e qejfe të pushtetarëve e dietë për qytetarët.

“Si rezultat i keqqeverisjes së Gjilanit investimet kapitale janë të vogla, të kualitetit të dobët dhe të realizuara shumë ngadalë. Prandaj as në vitin e dytë të qeverisjes Luta nuk e ka filluar as njërin nga projektet e mëdha me të cilët i ka fituar zgjedhjet: Lumi Mirusha që është më keçë se para dy viteve”, ka thënë Hoti.

Ai tha se zgjerimi i rrugëve që e lidhin Gjilanin me Prishtinën, Ferizajn, Dheun e Bardhë, jo vetëm që nuk ka filluar por me ndërtimet pa leje, (por me aprovim të pushtetarëve të korruptuar, “ Hib Petroli” dhe shumë objekteve tjera të ndërtuara skaj rrugëve, do ta pamundësojnë zgjerimin e këtyre rrugëve edhe në të ardhmen.

Sipas Hotit të vetëvendosjes, ndërtimet i objekteve të larta në afërsi ekstreme të Gjimnazit, shkollës fillore “Thimi Mitko” (ku edhe po uzurpohet prona publike), Hambarit të Qytetit e ndërtime të tjera pa leje paraqesin pengesa të mëdha për funksionimin normal të shkollave dhe segmenteve të tjera të jetës së qytetarëve.

Hoti tha se edhe “Varrezat e Dëshmorëve” janë ashtu si që kanë qenë edhe para 5 viteve.

“Investimet pa kontroll dhe mbikëqyrje teknike janë humbje parash sepse shumë projekte të realizuara shkel e shko nuk ju shërbejnë qytetarëve as një sezon të plot. Shumë kanale të hapura gjithandej rrugëve të qytetit në tetorin e vitit të kaluar janë të pa asfaltuara edhe sot e kësaj dite”, tha tutje Hoti.

Sipas tij, me drejtorët e drejtorive komunale është i pakënaqur edhe vet Luta, që i ka emëruar ata, kurse qytetarët janë shumë të pakënaqur me Lutën dhe këtë udhëheqje të paaftë e të korruptua. Prandaj është koha e fundit që pushtetarët të fillojnë me i realizua premtimet dhe me i ndërpre keqpërdorimet ose do të detyrohen të largohen nga Karriget në të cilat ka 18 muaj që po e keqpërdorin besimin e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

“Se në çfarë gjendje është Gjilani sot më së miri dëshmojnë këto fotografit që po i ekspozojmë këtu sot. Por ka shumë keqpërdorime që nuk janë pjesë e kësaj ekspozite, për të cilat qytetarët do t’i informojmë në forma të tjera”, ka thënë nga Ilir Hoti nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. /2L ONLINE/














Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.