DYLON

Luta: Vendimmarrja transparente rritë besueshmërinë e publikut te qeverisja lokale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri-Luta, ka përgëzuar Zyrën e Informimit për punën e bërë, veçmas me ridizajnim të faqes zyrtare të komunës dhe pasurimin e saj me informacione. Haziri ka shkruar në profilin e tij se Komuna e Gjilanit, kujdeset maksimalisht që të përmbushë këto standarde, e vetëdijshme se vendimmarrja transparente e rritë besueshmërinë e publikut te qeverisja lokale.

Ja postimi i plotë i Hazirit:

EkoHigjiena

Miq, ueb faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit e kemi dizajnuar dhe pasuruar me informacionet nga më të rëndësishmet për dhe rreth Komunës tonë. Qeverisja e mirë nënkupton pjesëmarrje qytetare dhe vendimmarrje transparente. Komuna e Gjilanit, kujdeset maksimalisht që të përmbushë këto standarde, e vetëdijshme se vendimmarrja transparente e rritë besueshmërinë e publikut te qeverisja lokale. E falënderoj Zyrën e Informimit Publik për punën e jashtëzakonshme që e ka bërë në këtë drejtim. Jepni edhe ju idetë, kritikat, rekomandimet e komentet tuaja, në mënyrë që ta bëjmë ueb faqe model. Vazhdojmë me punë t’hajrit! LH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.