Luta: Vazhdimi i kontratës me ne, po gjen mbështetje te të gjithë

Luta: Vazhdimi i kontratës me ne, po gjen mbështetje te të gjithë

Kandidati për Kryetar Komune i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri – Luta ka thënë se këto ditë kanë pasur takime me mijëra qytetarë, burra, gra, të rinj e të reja, në të gjitha lokalitetet e komunës dhe se nga këto takime është konfirmuar se vazhdimi i kontratës me LDK-në, për vazhdim të punës në komunë, po gjen mbështetje te të gjithë qytetarë pa dallim.

Haziri ka thënë se fitorja e LDK-së do të jetë e dyfishtë, edhe për kryetar edhe për kandidatë për këshilltarë, për t’u lidhur kontrata me Lidhjen, me LDK-në për të vazhduar rindërtimi i Gjilanit.

Haziri tha se në këto takime e tubime me qytetarë po gjejnë mbështetje me besim se zhvillimi në komunën do të vazhdojë me LDK. Ai ka përmendur investimet e bëra, projektet e kryera por edhe projektet që janë duke u kryer dhe ato që janë paraparë qysh në vitin e parë në qeverisjen e re.

Ai tha se edhe lista e LDK-së për kandidatë për këshilltarë, prirë nga Faton Bislimi, ka autoritet, kuadro dhe përfaqësimin më të mirë të mundshëm që komuna e Gjilanit e ka, duke përfshirë këtu edhe përfaqësimin gjinorë më të madh, jo për shkak të kuotës por për shkak të interesit qytetar.

Haziri tha se bashkë me kandidatët për këshilltarë deri më tani i kanë realizuar 36 tubime pune ku në fazën e parë kanë dialoguar drejtpërdrejtë me qytetarin, ku është dëgjuar qytetari, është marrë propozimi i tij, është integruar në programin zhvillimor të Komunës së Gjilanit dhe janë në finalizim të plotë të programit për Gjilani 2017 plus.

Haziri tha se është mundësia e vetme është që Gjilanit ta mbyll fazën e depresionit ekonomik dhe politikë, që LDK e ka gjetur në fund të vitit 2013, është kontratë e përbashkët për gjilanasit për një mandat te ri katërvjeçarë dhe qëllim edhe i kandidimit të tij, për t’u ruajtur besimi i mobilizimit financiar për investimet në komunë dhe të ruhet besimi i qytetarit që Gjilani nuk mund të jetë i përjashtuar dhe nuk guxon të jetë i përjashtuar nga kujdesi i Prishtinës, Tiranës i qendrave kryesore me të cilat, siç tha Luta, “ne kemi ndërtuar partneritet të drejtpërdrejtë”.

Ai ka apeluar për fushatë të dinjitetshëm në veçanti nga kandidatët për kryetar komune, të ofrojnë secili programe dhe t’i ikin çdo lloj personalizimi dhe njollosje, çfarë ndodhi në një rast në TV me deputetin e Vetëvendosjes, ku Haziri tha se e kanë dënuar atë rast dhe janë distancuar.

Përndryshe Haziri është pyetur edhe për mospjesëmarrjen në një debat televizivë dhe për atë se a do të ballafaqohet me kundërkadidatë të tij në debate tjera publike.

Ai tha se nuk ka pasur ndonjë debat përveç rastit të Dukagjinit, por se ka qenë në repsket për familjen e Ilir Mustafës, i cili është figurë e nderuar në komunën e Gjilanit, i cili kishte ndërruar jetë muaj më parë, por, për të cilin ishte organizuar një akademi përkujtimore, në nderë të kontributit të tij kombëtar.

Përndryshe Haziri tha se do të merr pjesë në debate, por në të gjitha ato debate, ku do të debatohen, diskutohen çështjet programore, por jo në debate ku bëhet garë e pështymjes, e nga dje edhe garat e boksit. “Nuk janë këto forma që krijojnë mundësi për me debatua me shpalos programin, sepse koha e muskujve, koha e “stupcit” e abuzimeve financiare ka kaluar. Ne i kemi thënë qytetarëve të Gjilanit, pas luftës, se “stupcin” në Gjilan ndaj jush nuk mundet me përdor askush, gjë që e kemi realizuar. I kemi thënë në 2013 që ata që kanë problem me korrupsion nuk munden me udhëheqë dhe me abuzua me fondet publike dhe i kemi largua të tillët”, ka thënë tutje ai.

“Ndaj ish administratës ne i kemi dy aktakuza të prokurorisë për krim të organizuar, në të cilën janë një numër i madh i partiakëve tjerë që tani edhe në këtë fushatë nuk kanë pas guxim me dal me kërkua falje para qytetarëve. Si duket ish kryetari është më pak i fajshmi në krahasim me ata që e kanë shtyrë në këto procese. Si duket që krejt burimi i këtij problemi, të krimit të organizuar, i konstatuar sipas prokurorisë, por që gjykata është ajo që vendos, po del të jetë i inspiruam diku tjetër. Po ne, i kemi ndalë”, ka thënë tutje Haziri.

Ai shtoi se e kanë ndalë nepotizmin, sepse siç thotë Luta, nepotizmi është te partitë tjera, që shihet edhe në kandidaturat e tyre që mbështetet në nepotizëm. “Te ne nuk ka vend as në listë, as në administratë, as në jetën publike”.

Përndryshe ai tha se edhe në ditët në vijim do të kem takime me qytetarë, ku janë të gatshëm për me shpalos çështje programore në detaje, për atë që besojnë që në katër vitet e ardhshme munden me i realizua. Në dy vitet e para do të koncentrohemi në projekte madhore, ka thënë Haziri.

Kryetari i Degës së LDK-se ne Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për media nga Selia e LDK-së në Gjilan ���Ndiqeni Live

Posted by Radio STAR Gjilan on Saturday, September 30, 2017

 e sponsorizuar nga LDK

KOMENTE