DYLON

Luta: Shtatë ditë e shtatë netë falënderime për gjilanasit për besimin e madh për mua dhe LDK’në

Luta: Shtatë ditë e shtatë netë falënderime për gjilanasit për besimin e madh për mua dhe LDK’në
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan do të vazhdoj me fushatë ndryshe elektorale për balotazhin, duke organizuar tubime falënderuese për shtatë ditë e shtatë netë, në secilin fshat, lagje e lokalitet të komunës.

Kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka thënë ndihet i nderuar me besimin e madh që gjilanasit kanë treguar për të dhe LDK’në më 22 tetor, duke shtuar se ky besim do të dyfishohet më 19 nëntor.

“Prej sot janë shtatë ditë e shtatë netë të bardha për t’i falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje. Ju e nderuat Gjilanin me besim qytetar, duke e betonuar LDK’në si parti dyfish më e madhe se partia e dytë dhe mua si kandidat i juaji. Faleminderit nga zemra”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit tha se qytetarët kanë folur fort dhe qartë më 22 tetor, duke i mposhtur funksionarët politikë.

“Ne nuk kemi nevojë për fushatë, por vetëm për t’ju falënderuar që folët kaq fort e qartë në favor timin dhe të LDK’së. Funksionarët politikë nuk mundën ta ndryshojnë besimin tuaj. Ne vazhdojmë bashkë. Mbetem Luta i Gjilanit përjetë”, ka deklaruar Haziri.

e sponsorizuar nga LDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.