Luta për EcoHigjienën: Divorci alternativë e vetme!

Luta për EcoHigjienën: Divorci alternativë e vetme!

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri – Luta, ka thënë se, sa i përket çështjes së partneritetit publiko privat në Kompaninë “Ecohigjiena”, tani më divorci është alternativë e vetme dhe se po punohet në këtë drejtim.

“Një problem të hapur që Komuna e Gjilanit e ka me partnerin privat në Ndërmarrjen Ecohigjiena, ne po mundohemi edhe më tutje me e zgjidh me rrugë ligjore. Përkundër që kam pas për qëllim me takua aksionarin kryesor gjatë kësaj jave, për shkaqe shëndetësore e kam pas të pamundur udhëtimin për Vjenë, por do të organizojë udhëtimin shumë shpejtë, apo edhe do të ftohen në Gjilan, për t’i dhënë drejtim kësaj pune, sepse ne kemi vendos, jemi në proces të divorcit, të largimit nga ky partneritet dhe se nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Haziri, transmeton 2LONLINE.com.

Ai ka shtuar se ose do të ketë marrëveshje, ose me procedurë gjyqësore, por nuk ka alternativë në mes, pos ndarjes, mirëpo deri atëherë, ai u shpreh se do të jetë solidar dhe se ka kërkuar nga të gjitha organet të jenë bashkëpunues dhe kolegjialë.

“Bashkëpunimi dhe dialogu është rruga e vetme që e zgjidh këtë çështje”, ka përfunduar Haziri.

KOMENTE