DYLON

Luta: Partitë tjera funksionojnë ‘herë unë, herë baci”, ka ardhë koha që zonja e shtëpisë të bëhet zonja e shtetit

Luta: Partitë tjera funksionojnë ‘herë unë, herë baci”, ka ardhë koha që zonja e shtëpisë të bëhet zonja e shtetit
Avatar photo Redaksia

“Veç krahasojeni listën e LDK’së me të partive tjera. Janë emra të njejtë. Funksionojnë me logjikën ‘herë unë, herë baci’, nuk i ndërrojnë. Janë parti të kusherinjve. I kanë largu do emra, por mbiemrat i kanë të njejtë. Por, ky unitet i joni është përnjëmend dhe do të jemi vazhdimisht në terren për ta rritur masivitetin. Ka ardhur koha që zonja e shtëpisë të bëhet zonja e shtetit. Ka ardhë koha e Vjosa Osmanit”.

Ky ka qenë mesazhi i Lutfi Hazirit, kryetar i Shtabit Zgjedhor në nivel nacional i LDK’së, gjatë adresimit para strukturave të partisë në nënshtabin e lagjes Dardania II.

Ndërkohë, kryetari i shtabit atje, Florim Maloku, theksoi para të pranishmëve se po punojnë natë e ditë që, jo vetëm të triumfoj LDK, por triumfi të jetë me rritje masive të mbështetjes.

EkoHigjiena

Fjalë falënderimi për mbështetjen e kryetarit Haziri dhe të strukturave të Dardania II, patën edhe kandidatët për deputet, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani e Faton Bislimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.