DYLON

Luta, para qytetarëve me 4 korrik

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të mbajë takimin e parë publik për këtë vit, më 4 korrik 2015. Në këtë takim, kryetari Lutfi Haziri pritet të shpalos para qytetarëve punën e deritanishme të qeverisjes komunale, si dhe do t`i paraqes objektivat dhe projektet e planifikuara për pjesën e dytë të vitit.

Përndryshe, nga Zyra për informim e komunës thuhet se Kryetari Haziri dhe drejtorët komunalë, mirëpresin interesimet, pyetjet, kërkesat, sugjerimet e publikut, përfshirë edhe vërejtjet.

EkoHigjiena

Takimi publik i kryetarit të Komunës Lutfi Haziri  me qytetarë mbahet nga ora 11:00, në sallën e Teatrit të Qytetit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.