/2L ONLINE/ – Ndonëse nuk është treguar aqë i mirë me caktimin e datave kur do të ndërmerrej ndonjë veprim i paralajmëruar nga ana e tij, siç është shembulli me atë të formatizimit të qeverisë lokale, i pari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë për 2L ONLINE, se i ka kryer tani më të gjitha konsultimet me partnerë dhe se formatizimi do të ndodh shpejtë. Në këtë kontekst ai ka përmendur se do ti ruaj partnerët e deritanishëm për të cilët pat fjalë të mira.
Në veçanti ai lavdëroi partnerit kryesor, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke thënë se performanca e tyre ka qenë e mirë. Kujtojmë se AAK ka pozitën e nënkryetarit dhe kuadrot e saj udhëheqin me dy drejtori komunale atë të Administratës dhe të Shërbimeve Publike.
Megjithatë, Haziri tha se si kryetar komune pret më shumë nga stafi i tij, nga të gjithë pra edhe nga partnerët dhe se në këtë drejtim tha se është ithtar i ndryshimeve më të mëdha. Se çfarë do të jenë ato pritet të shihet çfarë do të sjellë formatizimi i qeverisë, që duket se më në fund do të ndodh ndonëse kemi pas për këtë edhe afate të mëhershme, por që ishin tejkaluar. Krejt çfarë kishin prodhuar këto afate për riformatizim ishte ajo që drejtorët e drejtorive sikur i kishte mbajtur nën ethe. /2L ONLINE/