/2L ONLINE/ – Kreut të komunës së Gjilanit, njëherësh kryetar edhe i Degës së LDK-së, Lutfi Hazirit, nuk po i bëjnë përshtypje kritikat a akuzat që po i vijnë nga përfaqësues të PDK-së, qofshin ata anëtarë kuvendi apo të kryesisë së Degës, duke mos i konsideruar të kalibrit të tij , apo duke i konsideruar dhe të papërgjegjshëm në deklarime, për t’u marrë me ta.
Lutfi Haziri – Luta, ka thënë se kishte pritur që me ardhjen e Zenun Pajazitit në krye të PDK-së së Gjilanit, do të instalohej përgjegjësia politike në atë subjekt , por se , siç tha ai, po shihet se në PDK-në e Gjilanit nuk ka kurrfarë rendi.
Sipas tij, atje gjendja nuk po mund të përmirësohet dhe se ka plotë prej tyre që akoma nuk po mund të besojnë se i kanë humbur zgjedhjet.
Luta tha se po bëhen mbi 2 vite, por ja që dikush në PDK, akoma nuk është ka e di, e beson se zgjedhjet i kanë humbur. /2L ONLINE/