Luta në krye të LDK-së, shihet si antivirus për viruset brenda këtij subjekti politik!

Luta në krye të LDK-së, shihet si antivirus për viruset brenda këtij subjekti politik!

Lutfi Haziri – Luta, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, dhe nënkryetar në nivelin qendror të këtij subjekti politik, vlerësohet nga bashkëpartiakët, si një antivirus që do t’i shkatërrojë viruset brenda këtij subjekti politik po që se merr timonin e saj.

Rina Ahmeti, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit që vije nga radhët e LDK-së, duke iu referuar zhvillimeve brenda këtij subjekti politikë, ka shkruar në profilin e saj se ka ardhur koha e të kthjellurit të LDK-së dhe të “shkatërrimit” të viruseve brenda saj, me këtë rast ka vlerësuar se, nëse Lutfi Haziri instalohet në krye të LDK-së, do të jetë antivirusi që do i shkatërrojë këto viruse që janë munduar me depërtua përbrenda LDK-së.

Ja postimi i saj i plotë:

Ka ardhë koha me kfill LDK-në niher e përgjithmonë…
Ka ardhë koha mi shkatru do virusa që janë mundu me depërtu përmbrenda LDK-së, duke e instalu anti-virusin(Lutfi Hazirin) në krye të LDK-së.
Koha e duhur, për njeriun e duhur, në vendin e duhur… në kry të LDK-së Lutfi Haziri , vendimi më i duhuri.

Rina Ahmeti

KOMENTE