DYLON

Luta ndihet krenar me mbështetjen e fuqishme të Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit

Luta ndihet krenar me mbështetjen e fuqishme të Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit i ka bërë një pritje të jashtëzakonshme kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipit të tij.

Trotuari Arbëri-Velekincë, fusha e sportit, asfaltimi i rrugëve e rrugicave, investimet në ndërtim të kanalizimit, ujësjellësit dhe ndriçimit, janë vetëm disa nga projektet që janë realizuar gjatë mandatit katër vjeçar, prandaj qytetarët e kësaj ane theksuan njëzëri se të gjitha votat shkojnë për LDK’në dhe Lutën.

Lutfi Haziri, me të marrë fjalën, tha se ndihet krenar me mbështetjen e Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit.

EkoHigjiena

“Ne po vijmë nga Livoçi Epërm dhe e përbashkëta me Velekincën është i kemi integruar në zonën urbane të dy këto fshatra. Jam krenar që e marrë këtë mbështetje në vendlindjen e Mulla Idriz Gjilanit, i cili është sinonim i luftës për liri. Ne e ruajmë me krenari emrin dhe veprën e tij”, tha Haziri.

Ai ka përmendur faktin se me të marrë mandatin, “Lagjen e Vishnjeve” e kanë gjetur si lagje të degraduar dhe me emra nënçmues, por tha se e kanë modernizuar dhe integruar në zonën urbane, duke ua bërë jetën e dinjitetshme qytetarëve aty.

Gjatë tubimit, simpatizantëve të LDK’së në Velekincë i është drejtuar edhe kandidatja për këshilltare komunale, Antigona Kqiku, e cila në listën e partisë mban numrin 21, thuhet në komunikatë.

sponmsorizuar nga LDK

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.