Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidati për Asamble komunale, Herolind Ramadani, kanë marrë përkrahje të madhe për zgjedhjet e 17 tetorit edhe nga një pjesë e lagjes së Vishnjeve.
Me këtë rast, kryetari Haziri ka falënderuar qytetarët atje për përkrahje dhe besim, duke thënë se kjo do të përkthehet me përgjegjësi më të madhe në punë.
“Falëmnderit për përkrahjen dhe besimin edhe qytetarëve të një pjese të Lagjes së Vishnjeve. Këtë lagje e kemi transformuar krejtësisht dhe tashmë qytetarët bëjnë jetë shumë më të mirë me investimet infrastrukturore. Vazhdojmë në mandatin e ri edhe me projekte tjera të prekshme. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Falënderim për këtë përkrahje ka shprehur edhe kandidati për Asamble, Herolind Ramadani.
#LDKGjilan #LDK160
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/