DYLON

Luta me rininë e Gjilanit: Këtë muaj e kam shpallur si fushatë me solidaritet

Luta me rininë e Gjilanit: Këtë muaj e kam shpallur si fushatë me solidaritet
Avatar photo Redaksia

Kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit edhe për një mandat qeverisës, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë, duke konfirmuar se këtë muaj e ka shpllaur si fushatë me solidaritet.

Kryetari Haziri ka thënë se është i lutmur që po e hap fushatën elektorale me të rinjtë e LDK’së.

EkoHigjiena

“Jam i lumtur që sot po e hap fushatën me të rinjtë, që përfaqësojnë politikën dhe ideologjinë e Gjilanit. Të gjitha gru moshat duhet të kenë prafqësimin në vendimmarrje, sikur sot që është aprovuar Plani Zhvillimor Komunal, për të rinjtë, për grupmoshat dhe jetën e gjithmbarshme në tetë vitet e ardhshme”, ka thënë Haziri.

“Këtë muaj e kam shpall fushatë me solidaritet, që domethnë solidaritet me pandeminë, solidaritet me natyrën për ruajtjen e ambientit e për largimin e sa ma shumë mbeturinave, solidaritet ndaj familjeve që kanë nevojë, ndërkaq juve ju bie që të jeni solidarë me studentët, përkundër që ne i kemi dhënë 200 bursa për ta. Jemi duke e zhvilluar programin Social Hub që e kam shumë përzemër, sikurse edhe rinia dhe bujqësia dhe aspekte të tjera. Fëlëmnderit e tashmja dhe e ardhmja jonë”, tha Haziri.

Ai  pohoi se edhe sektori i sportit e rinisë dhe programet tjera kanë me qenë në fokus, në mandatin e ri..

“Porosia ime është që të mos mësoheni me ju dhanë asgjë, por msohuni me luftu me marrë vet”, ka shtuar kryetari i ardhshëm i Gjilanit.

Në këtë takim kanë diskutuar me kryetarin Haziri edhe kandidatët për asamble, Gentrit Murseli, Diana Toska, Imran Haziri, Leutrim Bllaca, Gresa Avdiu e shumë të tjerë, të cilët e kanë përgëzuar për hapësirën e madhe që u ka dhënë të rinjve në vendimmarrje dhe për projektet e realizuar për rininë e Gjilanit.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.