/2L ONLINE/ – Sot në Gjilan, nën drejtimin e Kryetarit të degës e njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është mbajtur konventa programore e degës së LDK-së, në Gjilan. Në një atmosferë pune para delegatëve të konventës, Kryetari Haziri ka paraqitur raportin e punës së degës dhe njëherit raport është paraqitur edhe nga e para e FG znj. Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Rina Ahmeti e FR.
“Sot jemi këtu në vazhden e aktiviteteve tona të vazhdueshme për të raportuar dhe bashkëbiseduar për gjithëçka që na preukopon si struktura të degës por edhe si pushtet lokal. Ne po punojm që çdo problem me të cilin ballafaqohen qytetarët tanë ta zgjidhim dhe të ecim drejtë sukseseve të reja të komunës tonë, Anamoravës dhe Kosovës”, ka thënë Haziri.
Ndërsa duke folur lidhur me zhvillimet në parti, Kryetari Haziri ka potencuar se LDK e Ibrahim Rugovës është besë dhe shpresë për Kosovën dhe si e tillë do ecën drejtë rritës. Ne para pak dite shënuam 26 vite të themelimit të degës e në të cilin përvjetor patem një aderim të madh prej qindra grash dhe të rinjë gjilanas, ky është besim, besim që na obligon të vazhdojm me besë dhe shpresë për vendin tonë, ka përfunduar Haziri.
Përndryshe konventa programore e degës, ka vazhduar me punimet e saj ndërsa me fjalë rasti atë e kan përshëndetur edhe deputetet Fatmir Rexhepi dhe znj. Lirie Kajtazi që njëkohësisht është edhe Kryetare e FG të LDK-së.
Ndërsa koventa i ka dhënë mbështetje LDK-së dhe Kryeministrit Mustafa në qeverisje të suksesëshme si aspiratë kryesore dhe ka miratuar edhe deklaratën politike të cilen mundë ta lexoni të plotë siç vijon;
Deklaratë Programore e LDK-së Gjilan
Në vazhdën e veprimtarisë shtetformuese, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë vatër e politikbërjes shtetërore dhe atëdhetare në Kosovë.
Nën vizionin e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës është alternativa më e mire e besës dhe shpresës për atdheun.
Në kuadër të casjes së saj institucionaliste, Lidhja Demokratike e Kosovës vë prioritet tek mirëqenja shtetërore dhe kombëtare.
Në kuadër të këtyre parimeve bazë, edhe LDK në Gjilan angazhohet fuqishëm për jetësimin dhe përparimin e qëllimeve demokratike, atdhedashëse, dhe shtetformuese të partisë sonë. Ne jemi gurthemel i zhvillimit të Komunës sepse vizioni ynë ndërtohet nga:
• Rugovizmi si formësim politik i bashkëpunimit dhe tolerances;
• Përkushtimi për punë të sinqertë e profesionale për komunën tone; dhe
• Atdhedashuria si virtyt familjar, shoqëror, dhe kombëtar;
Andaj, LDK në Gjilan, angazhohet në realizimin e këtij vizioni përmes programit të vet partiak e politik i cili mbështetet në:
• Krijimin e një fryme politikbërese bashkëpunuese përmes së cilës qëllimet madhore në interes të përgjithshëm të Komunës mbajnë primatin;
• Organizimin e një strukture politike e partiake që tregon unitet të veprimit gjerësa lejon diversitet të mendimit, ku angazhimi individual i secilit është përbërës kyc i veprimit struktoror të ekipit;
• Ofrimin e mundësive të barabarta dhe fer të angazhimit dhe vlerësimit të kontributit për të gjithë bashkëpunëtorët dhe anëtarët e vet;
• Realizimin e projekteve të zhvillimit politik gjithëpërfshirës, të zhvillimit socio-ekonomik, edukativo-kulturor, dhe sportiv të komunës sonë, përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe kapitale si përmes bashkëpunimit të brendshëm ashtu edhe atij me faktorë relevant nacional e ndërkombëtar;
Atëherë, në frymën e vizionit dhe angazhimit të mësipërm, LDK në Gjilan betohet për ta bërë Gjilanin:
• Komunë të zhvilluar, me rendësi vitale në të gjitha aspektet, si për Rajonin e Anamoravës ashtu edhe për gjithë Kosovën, dhe vecanërisht diasporën tonë;
• Komunë shembull të barazisë dhe mundësive fer për të gjithë;
• Komunë me qeverisje lokale efikase, demokratike, transparente, të qytetarëve dhe për qytetarët pa dallime;
• Komunë të paqës, zhvillimit, tolerancës dhe involvimit në rrjete rajonale e ndërkombëtare të komunave e qyteteve; dhe
• Komunë të së drejtës, sundimit të ligjit, dhe zhvillimit gjithëpërfshirës.
Me LDK-në, Gjilani ka qenë, është, dhe do të mbetet simbol i demokracisë, pishtar i lirisë qytetare, dhe prijetar i zhvillimit.