• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Luta ka një “selam” për të gjithë ata që po i vijnë në Gjilan me u promovua në projektet e tija!

Redaksia 2LONLINE 7 Gusht, 2019 3 min
 Luta ka një “selam” për të gjithë ata që po i vijnë në Gjilan me u promovua në projektet e tija!

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri – Luta ka thënë se projektet që po realizohen në komunën e Gjilanit janë projekte nga programi i tij qeverisës dhe sipas tij, është neveritëse, ardhja e qeveritarëve, ministrave, zëvendësministrave, deputetëve… gjoja për t’i promovuar ato. Ai shtoi se është fushatë e tyre, por që po dalin qesharak dhe nga sot e tutje, do të demantohen sa herë që do të mundohen të bëjnë veprime të tilla, të bëjnë pra politikë.

Haziri tha se e ka vërejtur se disa po e bëjnë një gjë të tillë, por e ka marrë me dashamirësi deri më tani, por me që po hyjmë në një proces zgjedhor ai tha se i duhet të sqarohet.

I pari i komunës së Gjilanit tha se projektet madhore që sot i ka Gjilani, prej autostradës Prishtinë – Konçul, e deri te ndërtimi i infrastrukturës së fshatrave model, që i kanë zgjedhë, janë pjesë e programit qeverisës që ai e ka paraqitur para qytetarëve të komunë së Gjilanit, transmeton 2LONLINE.

Ai tha se edhe sa i përket mjeteve, së bashku me kolegët, e tij, si kryetar i komunës ka arritur me i organizua, me i menaxhua edhe në Qeveri, edhe në Bankën Evropiane për Zhvillim, Bankën Investive Evropiane, Qeverinë Amerikane, Qeveritë e shteteve të mëdha.

Haziri tha se: “e di që edhe më tutje, disa funksionarë, ministra, zëvendësministra, deputetë…, do t’ia mësyjnë drejtë Gjilanit për ta promovuar vetën e tyre mbi punën tonë mbi djersën tonë, mbi angazhimin tonë, për t’u munduar me dëshmua për veten e tyre diçka që nuk është e vërtetë”, por se tani ka një porosi për ta.

“Prej sot, këdo që e gjejë në punët e komunës, kam me ia demantua publikisht dhe kam me kërkua që mos me shkelë mbi djersën e njerëzve, qytetarëve të Gjilanit, sepse ato janë projekte komunitare”, ka thënë Lutfi Haziri, transmeton 2LONLINE.

Ai shtoi se shembujt si Përlepnica, Cërnica apo impianti i ujërave të zeza, janë programe që Komuna e Gjilanit i ka fitua me angazhim katërvjeçar, janë programe të mëdha sistemore që nuk janë bërë për 2 muaj,  a një vit… dhe janë bërë duke dashtë me arrit me i zgjidh problemet e Gjilanit.

Etiketa:aktuale Autostrada Gjilan impianti Luta Lutfi Haziri projekte
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com