/2L ONLINE/ – Duket se kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri- Luta i ka bindur aktorët, përkatësisht punëtorët e Teatrit t Gjilanit për t’i ndal protestat që tani e sa ditë, nga një orë mbaheshin qetë para selisë së tij, duke u premtuar se kërkesat e tyre do të realizohen.
Kështu se paku mendojnë në Kryesinë e Sindikatës së Teatrit, e cila ka marrë vendim që të pezullojë për pak kohë protestat për t’i dhënë rast kryetarit të komunës t’i përmbush kërkesat e tyre, në të kundërtën ata thanë se nëse nuk do të ndodh kjo atëherë ata sërish do t’i kthehen protestave dhe shprehjes së pakënaqësisë në format që ata i mendojnë t’i bëjnë.
Këtë vendim të Kryesisë së Sindikatës për pezullim të protestave e ka bërë të ditur për Portalin 2L ONLINE, aktori Gyner Halili, përfaqësues i Sindikatës.
“Pezullohet protesta e punëtorëve-aktorëve të Teatrit të Gjilanit pasi është mbajtur një takim i kryetarit të komunës, me bordin drejtues të Teatrit dhe me drejtorin e Teatrit, dhe na është kërkuar që të ndalet protesta dhe se kërkesat tona do të realizohen, kështu që ne vendosem ta pezullojmë protestën deri të Hënën më 30.11.2015”, ka thënë Halili për të shtuar se në rast mosrealizimi të kërkesave të tyre atëherë protesta do të vazhdojë.
Përndryshe punëtorët e këtij institucioni kishin protestuar për ditë me radhë pasi sipas tyre ishin të detyruar për të nis në këtë formë reagimin e tyre për shkak se Komuna nuk po reflekton për të ndërmarrë hapat të i përmbush përgjegjësitë dhe obligimet e saja në drejtim të funksionalizimt të teatrit.
Ata kanë rikujtuar tri paga të vitit të kaluar dhe gjashtë të këtij muaji të cilat nuk iu janë dhënë punëtorëve të teatrit, por mbi të gjitha mosgatishmëria akoma për t’u marrë me çështjen e Teatrit drejt një zgjidhje të përhershme, të zbatohet ligji për teatrot, të zgjidhet njëherë e përgjithmonë aspekti financiar i këtij institucioni kulturor. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/