DYLON

Luta: Gjilani mbetet fryma dhe krenaria e filozofisë rugoviane

Luta: Gjilani mbetet fryma dhe krenaria e filozofisë rugoviane
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe Komunës, Lutfi Haziri-Luta, është mbajtur sot takimi me strukturat e Lidhjes Demokratikë në Gjilan, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Rinisë dhe Forumin e Gruas, me qëllim të mobilizimit për zgjedhjet e 22 tetorit.

Në këtë takim u tha se fryma e unitetit dhe e punës së madhe që po mbretëron në terren, në çdo lolalitet, lagje e fshatra, e bën të sigurtë fitoren e LDK’së, pasi u vlerësuar se punët e mëdha gjatë mandatit qeverisës të udhëhequar nga Lutfi Haziri, ia kthyen dinjitetin gjilanasve.

Kryetari Lutfi Haziri, i cili pritet të rikonfirmohet bindshëm më 22 tetor, pasi falënderoi strukturat e partisë për mbështetjen, tha Gjilani mbetet fryma dhe krenaria e filozofisë rugoviane.

EkoHigjiena

“Si qytet i demokracisë, me një kulturë të lartë qytetare, e cila është determonuar me LDK’në si besëlidhje qytetare e fjalës dhe e besës për familje, Zot e shtet, Gjilani mbetet fryma dhe krenaria e filozofisë rugoviane. Vazhdojmë me punë të hajrit për Gjilanin, duke e bërë atë qender të zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar”, tha kryetari Haziri.

Përndryshe, kryetarit Haziri dhe ekipit të tij po i bëhet pritje e jashtëzakonshme nga ana e strukturave të partisë në terren, takime këto të cilat do të kulmojnë me Konventën e madhe të LDK’së më 21 shtator, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.