DYLON

Luta: Me fitoren tonë më 19 nëntor, do të fitojnë gjithë

Luta: Me fitoren tonë më 19 nëntor, do të fitojnë gjithë
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës sëLDK’së, njëherësh dhe kryetar komune, Lutfi Haziri, sot janë mbajtur takime të veçanta me strukturat e partisë përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas, Forumin e Rinisë, listën fituese dhe komisionet profesionale.

Në këto takime është finalizuar agjenda e tubimeve falënderuese, si fushatë ndryshe për të gjitha vendbanimet, lagjet, lokalitetet dhe fshatrat e Gjilanit.

“I falënderoj të gjitha strukturat e partisë për unitetin, punën dhe angazhimin e deritanishëm. I falënderoj të gjithë qytetarët e Gjilanit për mbështetjen e madhe në garën e 22 tetorit. Në veçanti, i falënderoj gjilanasit për mbështetjen përtej partiake, pra mbështetjen qytetare. Me fitoren tone më 19 nëntor, do të fitojnë të gjithë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Strukturat e LDK’së në Gjilan kanë rikonfirmuar mbëshetjen e fuqishme, unitetin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e madh për ta bërë fitoren e Lutës sa më të fuqishme më 19 nëntor, thuhet në komunikatën e Zyrës për Marrëdhënie me publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.