DYLON

Luta falënderon Zyrën për Integrime, për organizimin e Javës së Evropës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri-Luta, ka shkruar në profilin e tij se në Evropë e kemi prezent Gjilanin e vogël me mbi 30 për qind të popullsisë sonë, të cilët janë të integruar në jetën shoqërore, institucionale, arsimore, shëndetësore, politike, ekonomike, e sportive, por në të njëjtën kohë, mbi 90 për qind e të rinjve të Kosovës asnjëherë nuk e kanë vizituar BE-në deri më tani, për shkak të regjimit të vizave, të cilat më në fund po hiqen.

Ja postimi i plotë i Hazirit

EkoHigjiena

“Java e Europës në Gjilan ka nisur me sport, ku u ballafaquan në një ndeshje futbolli veteranët me të rinjtë e qytetit. E përgëzoj Zyrën për Integrime Europiane për organizimin e mirë, ndërkaq, për një javë rresht do të kemi aktivitete, debate, tryeza, e konferenca, me qëllim që koncepti i Europës të jetë sa më afër qytetarëve. Në Europë e kemi prezent Gjilanin e vogël me mbi 30 për qind të popullsisë sonë, të cilët janë të integruar në jetën shoqërore, institucionale, arsimore, shëndetësore, politike, ekonomike, e sportive. Por, në të njëjtën kohë, mbi 90 për qind e të rinjve të Kosovës asnjëherë nuk e kanë vizituar BE-në deri më tani, për shkak të regjimit të vizave, të cilat më në fund po hiqen. LH?

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.