DYLON

Luta falënderon qytetarët e Dardania I për mbështetjen e përhershme: Kjo lagje e rezistencës mbetet krenaria e jonë

Luta falënderon qytetarët e Dardania I për mbështetjen e përhershme: Kjo lagje e rezistencës mbetet krenaria e jonë
Avatar photo Redaksia

Edhe lagjja Dardania I i ka dhënë përkrahje rekorde kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidates për Asamble Komunale atje, Diana Toska, për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në emër të kësaj nëndege ka folur Dr. Fidan Qerimi, i cili konfirmoi angazhimin e madh të qindra aktivistëve e veprimtarëve të LDK-së për ta bërë fitoren e madhe më 17 tetor.

EkoHigjiena

E kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi i falënderoi për përkrahjen e përhershme, ka thënë se Dardania e rezistencës mbetet krenaria jonë.

“Dardania I tradicionalisht më ka dhënë mbështetje të përhershme mua dhe LDK-së. Falëmnderit veprimtarëve të LDK-së, të cilët për 30 vjet janë angazhuar për ditët e sotme. Kjo lagje e rezistencës vazhdon të mbetet krenaria e jonë. Dua ta ritheksoj se Dardania I ka qenë shtëpia e LDK-së në një kohë të pakohë. Sa i përket investimeve, do të vazhdojmë ta ndërtojmë shtratin e Mirushës deri në rrugën qarkore dhe ky problem do t’i takojë të kaluarës. Për punët e kryera nuk dua të flasë. Ju falëmnderit nga zemra. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.