(2LONLINE) – Vazhdojnë falënderimet ndaj qytetarëve nga ana e fituesit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri, thonë zyrtarë për inform të LDK-së Dega n ëGjilan.
Sipas tyre, njeriu që e ktheu fuqishëm rugovizmin në Gjilan, ka vizituar banorët e Poneshit, Gadishit, Sllakovcit të Epërm dhe Sllakovcit të Poshtëm.
Gjatë takimit me banorët a atjeshëm, Haziri ka thënë ndër të tjera se ky besim i madh që ata i dhanë LDK-së, përkthehet me përgjegjësi të madhe ndaj tyre në mandatin qeverisës.
“Ju falënderoj shumë për këtë mbështetje dhe besim të madh ndaj meje dhe LDK-së. Këto fshatra do ta kenë vendin dhe rolin e vecant në qeverisjen e LDK-së sepse ua kemi borxh zhvillimin”, ka thënë Haziri. /2lonline/