Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, artistja e njohur kosovare, Mika Bajrami – Haziri, ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme nga gratë e Gjilanit, në takimin e fundit e organizuar nga Forumi i Gruas i LDK, që e përmbyllë këtë fushatë zgjedhore.
Kryetarja e FG të LDK në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se kryetari Haziri i ka dhënë hapësirë të madhe në vendimmarrje gruas gjilanase në dy mandatet e fundit, duke shtuar se kjo do të avancohet edhe më tutje.
“Gratë kanë qenë gjithmonë promotori i fitoreve plebishitare të kryetarit Lutfi Haziri dhe LDK-së”, ka thënë Bunjaku – Rexhepi.
Falënderim për përkrahjen ka shprehur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se rikonfirmimin e besimit ndaj tij e konsideron tepër të rëndësishëm.
“Po e mbyllim këtë proces zgjedhor në kushte pandemie me zonjat e zonjushat e Gjilanit. Falëmnderit, në veçanti, heroinave të qytetit, Fatime Ahmeti e Mevlide Hyseni për prezencën dhe mbështetjen. Zotohem se edhe në mandatin e ri gratë dhe vajzat do të vazhdojnë të kenë rol të madh në vendimmarrje. Falëmnderit pafund vajzave, grave, nënave e gjysheve të Gjilanit për besimin ndaj meje dhe LDK-së”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDK160 #LDKGjilan
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/