DYLON

Luta emëron drejtorin e parë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE)  – Kreu i komunës së Gjilanit  Lutfi Haziri ka emëruar  për drejtor të drejtorisë komunale të Arsimit,  Nazmi Musën, i cili këtë detyrë  pritet të fillojë ta ushtrojë nga e hëna.

Haziri e ka vlerësuar si të mirë punën e deritanishme të ushtruesve të detyrave të drejtorëve nëpër të gjithë  drejtoritë por se sipas tij, tani ka emëruar drejtorin e arsimit dhe të tjerë mund të emërohen  në ndërkohë. Ai ka thënë se po funksionojnë të gjitha organet komunale dhe se edhe faza e tranzicionit të pushtetit ka kaluar mirë.

EkoHigjiena

Haziri  e ka vlerësuar drejtorin e emëruar Nazmi Musa, si njeri të përkushtuar, me përvojë në fushë ne arsimit , njeri autoritativ dhe i dëshmuar. |”Do të vendosim rend, disiplinë dhe zbatim të ligjit. Arsimi është prioritet i komunës”, ka thënë kryetari Haziri.

Kur janë në pyetje drejtoritë, Haziri ka thënë se  të gjitha e kanë rëndësinë e tyre por se janë disa që ndërlidhen me prioritete , duke bërë me dije kështu që, arsimi, ekonomia, buxheti…, nuk do të jenë në “pazar”, kur janë në pyetje koalicionet , për të cilën çështje pranoi se janë  duke u biseduar me të gjitha partitë politike, në përjashtim të PDK-së, pasi siç u shpreh Haziri, atë parti vet populli me votë e ka lënë në opozitë.

Përndryshe, ai ka paralajmëruar se ditëve në vijim mund të bëhet publike edhe emërimi i ndonjë drejtori tjetër deri në kompletim të të gjithë drejtorive me drejtorë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.