DYLON

Luta e Shpresa marrin mbështetje të jashtëzakonshme nga gratë e Lladovës

Luta e Shpresa marrin mbështetje të jashtëzakonshme nga gratë e Lladovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe kandidatja për Asamble Komunale nga radhët e LDK-së, Shpresa Kurteshi – Emini, kanë marrë mbështetje të madhe nga gratë e fshatit Lladovë, për zgjedhjet e 17 tetorit.

Takimin e ka hapur kryetari i nëndegës, Florim Ajeti, i cili tha se mbështetja e sotme për Hazirin e Kurteshi – Eminin, është dëshmia e madhe se fitorja do të bëhet historike më 17 tetor. 

EkoHigjiena

Kandidatja Shpresa Kurteshi Emini, e cila gjatë mandatit të kaluar ishte kryesuese e Kuvendit Komunal, tha se banorët e fshatit Lladovë sot po i gëzojnë investimet e mëdha të qeverisjes Haziri si rrugët, trotuarin, ndriçimin publik, terrenin sportiv në shkollë, sikurse edhe subvencionet për secilën familje bujqësore. 

“Si komunë kemi qenë shumë bashkëpunues me Këshillin e fshatit, sigurisht qe do të vazhdojmë tutje,  nga i cili kemi marrë kërkesë për ri-funksionalizimin e ujësjellësit (për të cilin është duke u punuar), rregullimin Parkut për fëmijët e fshatit, rregullimin e parkingut të varrezave të fshatit si dhe një urë brenda në fshat etj., për të cilat, në mandatin e radhës do të angazhohemi fuqishëm t’i realizojmë një për një”, tha Kurteshi Emini.

Këtë takim e ka mbështetur edhe ish-deputetja Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në nivel qendror, duke thënë se është falënderuese ndaj Lladovës për besimin e plotë ndaj LDK-së në vazhdimësi.

#LDKGjilan #LDK160

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.