DYLON

“Luta e ka nokautuar kundërshtarin që kurrsesi s’po mbledhë forcë e të ngritët”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Deklaratat e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan  lëshuar në emër të Shtabit të tyre Zgjedhor, se Lutfi Haziri është disfatist  dhe nga frika e humbjes po e lë lojën,  i kanë bërë përshtypje Avdyl Aliu , anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së , në Gjilan. Sa për ironi, Aliu thotë se pajtohet me atë se Luta është disfatistë, pasi  ai edhe e shkaktoi një disfatë me 3 nëntor edhe atë të thellë, nga e cila kundërshtari nuk po këndellët dot.

Po ashtu Aliu i LDK-së thotë se pajtohet edhe me deklarimet e PDK-së se Luta po e le lojën,  duke ironizuar me atë se edhe kjo çfarë thonë në PDK qëndron pasi Luta  po e le lojën pasi nuk po ka me këtë tuaj.

EkoHigjiena

Aliu tha se të gjithë jemi dëshmitar se Luta e  shkaktoi një disfatë të madhe me 3 nëntor , pasojat e të cilës disfatë vërehen këto ditë në fytyrat e atyre që pësuan. “Vetëm se shikoni fotot tyre nëpër rrjete sociale këtyre ditëve dhe këtë e kuptoni nga “Çehrja “ e tyre”, shprehet Aliu.

Sipas tij,  Luta po e lë edhe lojën, pasi s’ka zgjidhje tjetër. “Duhet me lënë lojën sepse për lojë janë të nevojshme  dy palë, e Luta nuk po ka me kënd me luajt. Luta e ka nokautuar kundërshtarin, ai ka rënë përtokë, referi po i numëron, e kundërshtari (kujdestari) kurrsesi të mbledhë forcë e të ngritët edhe një here në këmbë”, ironizon Aliu i LDK-së.

Sipas tij, ky numërim do të zgjasë deri më 1 dhjetor, e gjasat janë të vogla që ai të zgjohet edhe një herë.

“Një është e sigurt, më së miri për kundërshtarin (kujdestarin) është të qëndroj i shtrirë dhe shefi i tij t’i hedhin peshqirin në ring dhe të përfundoj kështu sepse po u zgjua edhe një herë, në këtë gjendje në të cilën është ka mundësi të marrë edhe një nokaut e cili nuk do të jetë sikurse i pari , ky do të jetë fatal”, shton tutje Aliu, duke kujtuar atë se  si njëherë e  pat pësuar një nokaut klasik një boksier , e kur ka ra përtokë e ishte shtrirë gjerë e gjatë kishte thënë “ kush mi fiku dritat….”

“Luta përnjëmend ja ka fikur dritat kundërshtarit të tij , më mirë e ka kundërshtari të qëndroj i shtrirë, të humb ma faqe të bardhë…”, thotë Aliu, si kundërpërgjigje pas një deklarate që kishte lëshuar Shtabi Zgjedhor i PDK-së  ku e kishte quajtur Lutfi Hazirin e LDK-së, disfatistë dhe që po e le lojën për shkak se po e ndjenë humbjen me 1 dhjetor. / 2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.