“Në emër të LDK-së i falënderoj të gjithë qytetarët e Gjilanit për manifestimin politik, të cilët përmes votës së tyre zgjodhën tashmë kryetarin e ri, z. Alban Hyseni, të cilin në emër të LDK-së dhe në emrin tim e përgëzoj për rezultatin e arritur”.
Kështu është shprehur Lutfi Haziri-Luta, kryetari i deritanishëm i Gjilanit, i cili në këto zgjedhje, si kandidat i LDK-së. synoi edhe një mandat, por nuk ia doli.
Ai tha se nga nesër do të vazhdojë të ndërtojë ekipe për tranzicion dhe duke qenë kryetar në detyrë, do të përgatis të gjithë infrastrukturën dhe bartjen e detyrave sipas përgjegjësive që i takojnë.
“Gjilanasit i falënderoj nga zemra që LDK-së ia ka dhënë partinë e parë në Kuvend me shumicë të madhe, e cila do të vazhdojë të punojë me të gjithë ata që e duan Gjilanin. Jam krenar që i kam shërbyer qytetit tim dhe do të vazhdojë nga kapacitetet tjera politike të jem interesuar dhe i involvuar në zhvillimin e qytetit tim. Faleminderit Gjilan. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë Lutfi Haziri. /2LONLINE.com/