(2LONLINE)- Dobërqani, Velekinca, Livoqi i Ulët, Livoqi i Epërm, Bresalci e Poneshi e kanë mirëpritur sot kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili në zgjedhjet e 3 nëntorit doli të jetë më i votuari, e që këto takime tani po i bënë në kuadër të muajit të falënderimeve ndaj qytetarëve.
“Jam i nderuar që jam në Dobërqan. Qëllimi i kësaj vizite është falënderimi për rezultatin e 3 nëntorit. Është rezultat fitues në Dobërqan. Na keni bërë me nderë, me obligime e me përgjegjësi. Shumë i rëndësishëm është besimi që na keni dhënë më 3 nëntor. Premtimet do t’i mbajmë të gjitha. Besimin tuaj të madh ndaj neve do ta ruajmë si të shenjtë”, ka thënë Haziri gjatë vizitës në Dobërqan.
“I falënderoj të gjithë për votimin masovik në Velekincë, cdo aktivist, veprimtar, komisioner, vëshgues, e falënderoj cdo qytetar. Populli e ka kthyer besimin në LDK. Velekinca e ka kthyer besimin. Tashmë muaji i falënderimit po përfundon. Tash do të hyjmë në javën e katërt të këtij muaji që do të kemi festën e flamurit. Më 28 nëntor, ora 16:00, do ta mbyllim suksesshëm fushatën duke e konfirmuar fitoren e madhe”, është shprehur Haziri në Velekincë.
Haziri më pas ka vizituar edhe familjen e Mulla Idriz Gjilanit, nipi i të cilit Gani Hajrullahu i bëri një pritje të ngrohtë.
“Për LDK-në, Livoqi më nuk është fshat, por paralagje e qytetit. Ju faleminderit shumë që e rikthyet rugovizmin në Gjilan. LDK tashmë është e madhe dhe të vegjlit nuk do t’i lëmë të qajnë. Nuk jemi më jetim dhe frika nuk është e pranishme më në këtë qytet”, tha Haziri në Livoq të Ulët.
“Të nderuar pjesëmarrës, burra e gra, ju faleminderit që na besuat. Na keni bërë nderë dhe pas 6 vjetësh LDK është bërë e madhe si në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova. Livoqi i Epërm nuk është më fshat, por është paralagje e qytetit. Do t’i mbajmë të gjitha premtimet që i kemi dhënë për këtë paralagje, duke ua bërë jetën shumë më të mirë. Të gjithë që janë përfaqësuar në Kuvend janë fitues, përvec atyre që ndihen humbës pasi kanë qeverisur keq”, ka deklaruar kryetari Haziri në Livoq të Epërm.
Fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit Lutfi Haziri ka vizituar po ashtu disa familje në fshatin Bresalc, ndërsa muajin e falënderimeve e ka përfunduar me vizitën në familjen e Mejdi Byqmetit në Byqmet të Poneshit. /2lonline/