DYLON

Lushtaku do të betohet, nuk ka zgjedhje të reja në Skenderaj

Avatar photo Redaksia

Qytetarët e Skenderajt nuk do të dalin në zgjedhje të parakohshme, ashtu siç pretendohej. “Gjykata e Apelit ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së Sami Lushtakut për ta liruar atë për disa orë në mënyrë që ta bëj betimin si Kryetar i Skenderajt”, ka thënë avokati Arianit Koci.

Kjo është kërkesa e dytë e mbrojtjes meqenëse e para u hodh poshtë dhe gjasat që kjo komunë të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme ishin të mëdha, edhe pse Lushtaku kishte fituar me 80 përqind të votave në raundin e parë.

EkoHigjiena

Sipas Ligjit, nese Kryetari nuk e ben betimin brenda nje muaj pas certifikimit te rezultateve, komuna shkon ne zgjedhje te jashtezakonshme. Sami Lushtaku po mbahen ne paraburgim nen dyshimet per krime lufte.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.