Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën, Ulrike Lunacek do të vizitojë sot Kosovën ku pritet të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Lunacek, po ashtu do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndryshe, në takimin e fundit të Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek porosit 5 shtetet anëtare të BE-së ta njohin Kosovën. Mosmarrëveshjet brenda BE-së, sipas saj, po ndikojnë në dobësimin e pozicionit të këtij unioni në Kosovë.
Ajo ka thënë se është koha që Kosova të funksionojë si një shtet normal, raportojnë mediat.
“Tash e gjashtë vite që nga shtetësia e Kosovës, duhet të ndërtohet një shtet në të cilin funksionon administrata publik. EULEX duhet të qëndrojë në Kosovë pasi që është e nevojshme ndihma për të larguar korrupsionin dhe krimit të organizuar”