DYLON

Lunacek sot në Kosovë

Avatar photo Redaksia

​Anëtarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, do të vizitojë sot Kosovën, ku në kuadër të Javës së gruas do të diskutojë për rolin e grave kosovare në procesin e integrimeve evropiane.

Për të tretën herë në Kosovë, Instituti Kombëtar Demokratik, NDI, ka organizuar Javën e Gruas në Kosovë në bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete.

EkoHigjiena

Kjo veprimtari e cila ka filluar me 24 mars dhe vazhdon deri më 28 të këtij muaji, synon përgatitjen e grave për të qenë pjese aktive në shoqërinë civile, në jetën politike dhe për t’u bërë udhëheqëse të së ardhmes.

Qëllimi i këtij organizimi është të bëjë bashkë më shumë se 100 gra që përfaqësojnë partitë politike, institucionet qeveritare lokale dhe qendrore, parlamentin, biznesin, OJQ-të, median dhe akademinë që të diskutojnë lidhur me fuqizimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare dhe që gruaja në Kosovë sot të jetë më aktive në çdo sferë të jetës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.