“As një qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siç ka bërë Millosheviqi në Kosovë, ku ka vrarë, dëbuar dhe ka ushtruar gjenocid“. Kështu ka deklaruar në një intervistë për televizionin e parë publik gjerman ARD, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçe, e cila ka ftuar edhe njëherë pesë vendet anëtare të BE: Spanjën, Rumaninë, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë të njohin shtetin më të ri evropian, Republikën e Kosovës.
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçek, ka ftuar pesë vendet anëtare të BE: Spanjën, Rumaninë, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë të njohin shtetin më të ri evropian, Republikën e Kosovës. Në një intervistë për televizionin e parë publik gjerman ARD, Lunaçek ka deklaruar se e kuptonte hezitimin e këtyre vendeve për shkak të problemeve që kanë me minoritetet në vendet e tyre, por ata duhet ta dinë se “as një qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siç ka bërë Millosheviqi në Kosovë ku ka vrarë, dëbuar dhe ka ushtruar gjenocid ndaj popullatës shqiptare“.
për më tepër në: