DYLON

Lulzim Basha përgëzon Lutfi Hazirin për zgjedhjen në krye të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po qëndron në një vizitë në Shqipëri, ku është takuar sot me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në këtë takim miqësorë, mes miqësh të vjetër, Basha e ka përgëzuar .Hazirin për zgjedhjen në krye të Gjilanit dhe për zgjedhjet e lira të mbajtura në Republikën e Kosovës, thuhet në një njoftim të LDK-së së Gjilanit.

Kjo është vizita e parë e Lutfi Hazirit jashtë vendit, pasi u zgjodh kryetar i gjilanasve, ndërsa betimin para anëtarëve të Kuvendit Komunal do ta jap më 24 dhjetor.

EkoHigjiena

Lutfi Haziri mori mbështetjen më shumë se 26 mijë qytetarëve të Gjilanit në zgjedhjet e 1 dhjetorit, duke u bërë fituesi më i madh në nivel nacional, thuyhet në një njoftim të LDK-së së Gjilanit./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.