/2L ONLINE/ – Kujtim Shahiqi përgjegjës i sektorit të Kulturës, ka bërë të ditur për Portalin 2L ONLINE, se tani pas punimeve në renovimin e “Teatrit të Qytetit” dhe pranimit të aktorëve rezident, që pamundësonin realizimin e repertuarit në këtë institucion kulturor për një kohë të caktuar, iu është kthyer puna rreth shfaqjeve dhe Teatri i Gjilanit nga e hëna fillon realizimin e shfaqjes për fëmijë “Lulja dhe Shega “ nga autori Vedat Kokona, në regji të Jashar Shahiqit.
Premiera e kësaj shfaqje pritet të jepet me 1 qershor.
Shahiqi ka thënë se në bashkëpunim me Drejtorin e Arsimit në Gjilanit, Nazmi Musa, është planifikuar që shfaqja të jepet për 6.493 nxënësit e shkollave fillore të paraleleve të ulëta nga klasa e parë deri në të pestën. Teatri I Gjilanit planifikon që shfaqjen “Lulja dhe Shega” të shfaqë edhe në Komunën e Kamenicës dhe atë të Vitisë për fatosat e këtyre Komunave.
“Gjilani njihet në trevat gjithëkombëtare për kultivimin e artit skenik fal bashkëpunimit dhe përkrahjes Komunale. Kryetari i Komunës Lutfi Haziri njohës I mirë I kulturës ishte gjithmonë përkrahës dhe duar hapur në përkrahjen e kulturës me donacione dhe subvencione”, ka thënë Shahiqi .
Shfaqja për fëmijë” Lulja dhe Shega”
Autor :Vedat Kokona
Regjija-Jashar Shahiqi
Rolet:
Lulja-Safete Mustafa-Baftiu
Shega-Njomza Kalaveshi
Plaku-Muharrem Sylejmani
Gruaja-Mejreme Berisha
Xha Veriu- Alban Shahiqi
Dhelpra-Tringa Hasani
Ariu- Avni Shkodra
Qeni-Ernest Zymberi