DYLON

Lulëkuqet e Prillit: Klubi Letrar “Nositi” shpall konkursin letrar tradicional për poezi

Lulëkuqet e Prillit: Klubi Letrar “Nositi” shpall konkursin letrar tradicional për poezi
Avatar photo Redaksia

Klubi letrar “Nositi” Dardanë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Lulëkuqet e Prillit” 2026, shpall konkurs letrar tradicional për poezi me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare.

Tema e konkursit është e lirë. Konkursi është anonim, i hapur nga 01 prill 2026 deri më 23 prill 2026 dhe me shifër. Autorët mund të konkurrojnë vetëm me një poezi. Punimet duhet të jenë të pa publikuara (në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale) dhe duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected]

EkoHigjiena

Rezultatet e konkursit shpallen në orën letrare pas leximit të poezive nga autorët pranishëm. Autorët që janë konkurrues dhe nuk marrin pjesë në lexim të poezive të tyre, eliminohen nga gara për shpërblim, kurse poezitë e zgjedhura nga juria botohen në revistën “Nositi’ në numrin vijues. Ora letrare do të mbahet më 30.04.2026, në ora 14.00 në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Dardanë.

Të gjithë konkurruesit duhet t’u përmbahen kritereve dhe afatit të konkurrimit. Kriteret dhe shuma e shpërblimeve është e shënuar më poshtë.

POEZI (deri në 40 vargje)
Çmimi i parë………………………………. 300 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..100 euro

Prej poezive të dërguara në konkurs, juria do t’i zgjedh më të mirat, të cilat do të lexohen në Orën e madhe letrare dhe do të jenë në konkurrencë për tri vendet e para, të cilat do të shpërblehen siç është shënuar më lart.

Poezitë e zgjedhura për lexim dhe konkurrim, do të publikohen me shifër, më 25 prill 2026.

Manifestimi Kulturor “Lulëkuqet e Prillit”, përkrahet nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit, si dhe nga sponsori “Vëllezërit Borovci” SHPK.

/Klubi letrar NOSITI/