/2L ONLINE/ – “Edhe 16 vite pas luftës, mijëra qytetarë të Luginës janë pa dokumente në Republikës e Kosovës. Qeveria e Republikës se Kosovës, veçanërisht Ministria e Punëve të Brendshme, vazhdon të diskriminon shqiptarët e ardhur nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Politika kosovare ka gojën plot premtime, patriotizëm e proklamim të ndjenjave kombëtare, sa herë që bëhet fjale për t’i pajisur me dokumente a ndonjë kërkese tjetër elementare, patriotizmi mbetet vetëm fjalë, e veprat dëshmojë se nuk janë te interesuar vërtet t’i ndihmojnë këta njerëz”.
Kështu thotë Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan, ku sipas tij, këta qytetarë janë dëbuar nga vendi i tyre padrejtësisht, në një gjendje të jashtëzakonshme, dhe për të shpëtuar jetërat e tyre, kanë kaluar këndej në Kosovë ashtu si kanë mundur. “Prandaj e shoh si absurde kur atyre iu kërkohen dokumente nga shteti serb për t’i pajisur pastaj me dokumente. Përveç kësaj, ende nuk kanë të ndalur politikat serbe antishqiptare duke çregjistruar çdo ditë shqiptarë nga librat Amë. E këtu në Kosove, ju kërkohet pasaportë serbe qe t’ju japin letërnjoftim Kosovar. Interesante!”, shprehet ai.
Mehmeti thotë se zgjidhja e këtij problemi do të ishte shumë e thjeshtë të nxirret një udhëzim administrativ vetëm për këtë pjesë të shoqërisë – luginasit e ardhur ne gjendje lufte – dhe të zgjidhet njëherë e mirë kjo kërkesë e tyre elementare për ta zhvilluar një jetë normale.
“Ajo që më së shumti na dhemb është kur në kohë të zgjedhjeve, të gjitha subjektet politike vrapojnë si bleta pas nektarit tek luginasit dhe ju japin premtime të kota se do t’ua rregullojnë gjendjen ekonomike e infrastrukturore, a nuk janë në gjendje tani e 16 vite t’i pajisin me dokumente identifikimi (pasaportë e letërnjoftim). Ende nuk kanë arrit t’ju japin identitet, status të definuar dhe t’i integrojnë brenda Republikës së Kosovës”, thotë ai.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vatra thotë tutje se të ikurit nga lufta, nga dhuna, nga tmerri I represionit serb që bëhej ndaj shqiptarëve luginas, fatkeqësisht nuk gjetën rehatinë që e kishin menduar në Republikën e Kosovës, ngase këtu nuk ju jepet as lejeqëndrimi ose letërnjoftimi. “Këta qytetare tani e 16 vite kanë probleme me punësim, mjekim, shkollim, e çdo aspekt jetësor. Mbeten të huaj në sytë e policisë kur shohin se nuk kane letërnjoftim as kosovar e as serb. Mbeten të paregjistruar në gjendjen civile, në entin për punësim… Të huaj në Kosove e të huaj në Lugine”, thotë Mehmeti.
Sipas tij, letërnjoftimi mund të jetë një detaj i thjeshte për qeverinë, por i rëndësishëm e jetësor për këta qytetarë luginas. Është interesante se minoritetet në Kosovë gëzojnë çdo ditë privilegje edhe pse nuk i kërkojnë, ndërsa shqiptarëve nga lugina, nuk ju jepet as një e drejtë elementare (as letërnjoftim). Afrikanë, Aziatik e etni të ndryshme, regjistrohen shumë lehtë në gjendjen civile në Kosovë, pajisen shumë lehtë me letërnjoftime, ndërsa shqiptarët e luginës, mbeten para kritereve shumë të rënda që pamundëson regjistrimin e tyre.
“Nëse nuk duhet të mënjanohen nenet absurde ngase do të sillnin çrregullim të brendshëm brenda Republikës nga të huajt, atëherë perse thjesht nuk nxjerrët një udhëzim administrativ i veçantë për këtë pjesë të shoqërisë. Dhe, brenda këtij udhëzimi të vendosen kritere në bashkëpunim me përfaqësuesit politik të luginave dhe të vendosen kritere normale për t’i pajisur me dokumente. Njëherë e mirë duhet të zgjidhet ky problem, të mos mbetet vetëm një premtim elektoral”, thotë Fikri Mehmeti zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan. /2L ONLINE/