/2L ONLINE/ – “Ne Lëvizja “Vatra” kemi kërkuar edhe mè herët por edhe tani ripërsërisim kërkesën tonè që në Parlamentin e Republikës sè Kosovës të ketë vende të rezervuara për përfaqësuesit e Shqiptarëve të Luginës. Lëvizja Qytetare Vatra ka kërkuar që kjo çështje të diskutohet në debatin qè është hapur për reformën zgjedhore tani nga Presidenti i Republikës sè Kosovës.
Kështu është shprehur për 2L ONLINE, Fikri Mehmeti zëdhënësi i Lëvizjes Qytetare Vatra, sipas të cilit, duke e ps parasysh gjendjen e rëndë diskriminuese me të cilën ballafaqohen qytetarët luginas që jetojnë në Kosovë, të garantohet përfaqësimi i qytetarëve të dëbuar përmes zërit-përfaqësuesve të tyre brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Vende të rezervuara u jepen komuniteteve me nga 200 anëtarë, ndërsa mijëra qytetarë luginas nuk e gëzojnë këtë të drejtë të kenë përfaqësues të tyre në Parlament. Edhe pse mbi 70.000 qytetarë që jetojnë në luginë, mbi 20.000 refugjatë që 16 vite jetojnë në Kosovë, 6000 prej tyre pa dokument identiteti, pa mundësi studimi, pa punësim, (as tè regjistrohen nè entin për punësim) me gjendje të rëndë ekonomike, pa asnjë përfaqësues në institucionet e vendit, meritojnë t’ju garantohen vendet, aty ku zëri i tyre do të jetë i pranishëm, pra brenda Parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehmeti i Vatrës. /2L ONLINE/