DYLON

Lugina pret zgjidhje të problemeve nga Prishtina e Beogradi

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zgjidhjen e problemeve të shumta të tyre e shohin në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Deputeti popullor në Parlamentin Republikan të Serbisë, Riza Halimi, e ka quajtur të domosdoshme përfshirjen e problemeve të shqiptarëve në këtë proces, në mënyrë që të arrihet një stabilitet i përgjithshëm.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, konsideron se kërkimi i standardeve të njëjta për pakicat në rajon është një pikë që mund të mbështetet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Pavarësisht kërkesave të shumta që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd, deri më tani një gjë e tillë nuk është arritur.

Megjithëkëtë, përfaqësuesit politikë në Luginë vazhdojnë të jenë optimistë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, qoftë përmes dialogut Kosovë-Serbi, apo edhe përmes vazhdimit të dialogut të ndërprerë mes shqiptarëve atje dhe qeveritarëve të Beogradit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.